​Kurti para Parlamentit Evropian prezanton katër hapat për rifillimin e dialogut

Në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlament Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do ta neglizhojnë dialogun me Serbinë. Kurti gjatë fjalimit të tij ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë.

“I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të qonin ngjarje të paparashikuara.

E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to.

Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur…
Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha ai.

Kurti shtoi se Kosova do normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Ne kemi fituar me sloganin ‘Punë dhe drejtësi’ në mes të pandemisë. Nuk e neglizhojmë dialogun me Serbinë, duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por normalizimi nuk mund të jetë në dëm të interesave tonë. Duam të bëjmë normalizim të marrëdhënieve dhe të vendeve tona. Të largohemi nga logjika e këmbimeve e territoreve, vendet duan të dalin më mirë nga dialogu. Dialogu nuk ka të bëjë më shpëtimin e politikanëve. Punë dhe drejtësi dhe pandemia COVID-19, por edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri theksoi se Beogradi po dëshiron të akuzojë Kosovën për Shqipërinë e madhe.
“Shqipëria e Madhe ka ekzistuar për ca vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu Beogradi po dëshiron të na akuzojë neve duke u përpjekur të krijojë Serbinë e Madhe. Kështu që në fund ne marrim emrin dhe etiketën dhe ata marrin territorin”, tha më tej Kurti.

Si përfundim, Kurti deklaroi se dialogu nuk ka alternative dhe duhet të zgjedhin çështjet e hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *