1 i vrarë dhe 6 të plagosur pasi bombardimet goditën një ndërtesë banimi në Kiev

13:34 14/03/2022

Shërbimet e urgjencës ukrainase rishikuan numrin e njerëzve të vrarë dhe të plagosur si rezultat i bombardimeve në një qendër banimi në një periferi të Kievit këtë të hënë. Sipas raportimeve, ka mbetur një person i vrarë dhe jo dy siç u raportua më herët këtë mëngjes. Ndërkohë 6 të tjerë janë plagosur, nga të cilët 5 duhej të shtroheshin në spital.

Forcat e urgjencës shpëtuan 15 persona dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e kryeqytetit ukrainas.

Zjarri u shua mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë.

Ndërkohë, më herët sulmet ajrore ruse goditën një bazë të madhe ushtarake pranë qytetit perëndimor të Lviv, duke vrarë 35 persona dhe më shumë se 130 persona janë plagosur.  

Luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë Ukrainën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *