1 mijë viktima nga përmbytjet në Pakistan

22:54 29/08/2022

Vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës   

Ky është momenti kur forcat e ushtrisë së Pakistanit shpëtojnë me helikopter një djalë që kishte mbetur mbi një shkëmb në mesin e përmbytjeve masive që kanë përfshirë vendin.

Dalja e lumenjve nga shtrati u ka marrë jetën deri tani më shumë se 1 mijë personave. Rreth 30 milionë banorë janë të prekur nga katastrofa natyrore që ka shkaktuar dëme ekonomike kolosale.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë me punën e tyre në terren teksa vendi ka shpallur gjendjen e emergjencës. Situata e vështirë ka detyruar banorët që të përdorin edhe rrjetat e shtretërve të tyre për të nxjerrë trupat e viktimave nga rrjedha e ujërave.

Pakistani po përballet këtë vit me një situatë të rëndë përmbytjesh që prej fillimit të muajt korrik.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *