1 milion predha dhe raketa për Ukrainën deri në Verë?

15:14 14/11/2023

1 milion predha dhe raketa për Ukrainën deri në Verë?

Ndihmat ushtarake për Ukrainën nuk po zvarriten vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe nga Bashkimi Europian.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha në samitin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Europian se objektivi që deri në Verën e vitit të ardhshëm, Ukraina të furnizohet me 1 milion predha dhe raketa ka pak gjasa të përmbushet.

Objektivi u vendos në Verën e këtij viti, por duket se ajo që ishte paralajmëruar se industria europiane nuk i ka kapacitetet për ta arritur këtë objektiv po rezulton e vërtetë. Mes vendeve skeptike ka qenë edhe Gjermania.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se deri më tani janë siguruar 300 mijë predha dhe raketa vetëm nga rezervat.

Firmat europiane kanë për të përmbushur edhe kontrata me vende të tjera. Industria europiane e mbrojtjes eksporton rreth 40% të prodhimit jashtë vendit dhe sipas krerëve të unionit duhet gjetur një mënyrë që të shtohet prodhimi për një kohë të shkurtër dhe të rritet përqindja e dërgimit të armëve drejt Ukrainës, në ndihmë të kundërofensivës ndaj Rusisë të nisur po gjatë verës, por që duket se nuk ka arritur pritshmëritë deri më tani.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts