1 muaj luftë, Zelensky bën thirrje për protesta në gjithë botën (Të gjitha zhvillimet për Ukrainën)

08:25 24/03/2022

LAJM I PËRDITËSUAR NË ORËN 09:21

◾Presidenti Zelensky u ka kërkuar të gjithë njerëzve anembanë botës që të dalin në rrugë dhe të tregojnë mbështetje për Ukrainën teksa u bë 1 muaj që prej nisjes së pushtimit rus.

◾Thirrja e tij për mbështetje vjen përpara mbledhjes emergjente të NATO-s, ku edhe Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë në Bruksel për të marrë pjesë.

◾Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se liderët do të miratojnë rritjen e forcave ushtarake në Lindje të Europës.

◾Jens Stoltenberg është shprehur se 4 grupe do të dërgohen në Hungari, Bullgari dhe Rumani.

◾SHBA tha se anëtarët e forcave ushtarake ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

[embedded content][embedded content]

Rama në samitin e NATO-s në Bruksel

Liderët e NATO-s janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një samit emergjent për të diskutuar për luftën në Ukrainë.

Në këtë samit merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Të gjithë udhëheqësit e NATO-s fillimisht janë mbledhur dhe kanë kryer foton familjare të takimit.

Ndërkohë, kreu i qeverisë është filmuar teksa takohet me liderë të ndryshëm, që nga Kryeministri kanadez Justin Trudeau, deri tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim merr pjesë edhe Presidenti amerikan Joe Biden. Një çështje që pritet të diskutohet është edhe gatishmëria e Evropës për t’u përfshirë ushtarakisht në konflikt.

Liderët e NATO-s kanë forcuar krahun lindor me mijëra trupa, bashkë me anije luftarake dhe pajisje tjera për mbrojtje. Megjithatë, liderët e Perëndimit pritet të marrin vendim nëse Rusia përshkallëzon luftën, nëse përdor armë kimike apo armë taktike bërthamore.

7 korridore humanitare hapen sot në Ukrainë

Zv/kryeministri i Ukrainës ka thënë se gjatë ditës së sotme do të ketë 7 zona të ndryshme ku do të lejohen korridoret humanitare.

Megjithatë, autoritetet shprehin shqetësim për qytetin e Mariupolit, ku frika është që Rusia nuk do të lejojë kalimin e sigurt të civilëve.

Banorët po këshillohen që t’i drejtohen një fshati afër qytetit ku transporti do të jetë i disponueshëm për ta nëse do duan që ta marrin rrezikun përsipër.

Ushtria ukrainase shkatërron “Orsk”, anijen e madhe të marinës ruse

Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë portit jugor të Berdyansk. Marina ukrainase shkroi në Facebook se anija ruse e quajtur “Orsk” u godit dhe u përfshi nga flakët në detin Azov mëngjesin e kësaj të enjteje.

Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është fundosur, dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni e një magazinë karburanti. Megjithatë mediat ndërkombëtare thonë se e kanë të pamundur që ta konfirmojnë informacionin.

Rusia e ka pushtuar Berdyansk-un disa javë më parë dhe e përdor për furnizim. Porti shtrihet mes Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, kriza më e rëndë e sigurisë në gjenerata

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka përshkruar luftën në Urainës “si krizën më të rëndë të sigurisë në gjenerata”.

Para fillimit të mbledhjes urgjente të NATO-s, Stoltenberg ka zbuluar se gjatë ditës së sotme do të ketë një fjalim edhe nga ana e Presidentit Zelensky. Ai thekson nevojën që anëtarët e aleancën ta adresojnë krizën së bashku.

“Aleatët do duhet të bëjnë më shumë”, tha Stoltenberg duke shtuar se pret që liderët e NATO-s të pranojnë për të përshpejtuar investimet në mbrojtje.

“Takimi i sotëm do të demonstrojë rëndësinë e Amerikës së Veriut dhe Europës duke qëndruar së bashku dhe duke u përballur me krizën”, tha ai.

Zelensky thirrje qytetarëve nga e gjithë bota: Dilni dhe na mbështesni

Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar të gjithë njerëzve në botë që të dalin në rrugë këtë të enjte dhe të tregojnë mbështetje për Ukrainën. Gjatë natës së kaluar ai ka dhënë fjalimin e tij të radhës dhe për herë të parë ishte në anglisht.

Ai tha se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por ndaj lirisë së njerëzve dhe bota duhet të ndalojë Rusinë.

“Dilni nga zyrat, shtëpitë, shkollat dhe universitetet. Dilni në emër të paqes, dilni me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.

Ky fjalim i Zelensky-t vjen vetëm disa orë përpara se të mbahet një mbledhje e NATO-s ku forcat perëndimore pritet që të rrisin forcat ushtarake në Europën qendrore dhe lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe Joe Biden.

NATO mban sot samitin, çfarë pritet të vendoset

Më 24 Mars është bërë 1 muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej dhe bota duhet ta ndalë Rusinë.

Presidenti amerikan, Joe Biden se bashku me liderët perëndimore në Bruksel do të jetë i pranishëm në tre samite për të diskutuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Një çështje që pritet të diskutohet është edhe gatishmëria e Evropës për t’u përfshirë ushtarakisht në konflikt.

Liderët e NATO-s kanë forcuar krahun lindor me mijëra trupa, bashkë me anije luftarake dhe pajisje tjera për mbrojtje. Megjithatë, liderët e Perëndimit pritet të marrin vendim nëse Rusia përshkallëzon luftën, nëse përdor armë kimike apo armë taktike bërthamore.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se 7,000 deri në 15,000 trupa ruse mund të jenë vrarë në muajin e parë të konfliktit, ndërsa numri i të plagosurve mund të shkojë nga 30,000 deri në 40,000.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 6,000 raketa shtesë dhe ndihmë financiare në vlerë të 33 milionë Dollarëve për ushtrinë e Ukrainës.

Johnson i ka bërë këto deklarata në prag të nisjes së samitit të NATO-s dhe atij të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të cilat mbahen në Bruksel.

REDAKSIA TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.