1 në 5 fëmijë në botë nuk kanë ujë

14:41 18/03/2021

Afrika Lindore dhe Jugore ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që vuajnë nga mungesa e ujit

Globalisht, më shumë se 1.42 miliardë njerëz, përfshirë 450 milion fëmijë, jetojnë në zona ku uji i pijshëm që është baza e jetës është i cënueshëm.

Kështu thuhet në raportin e fundit të bërë nga UNICEF ku tregohet se 1 në 5 fëmijë në të gjithë botën nuk ka ujë të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme.

Analiza, pjesë e iniciativës së Sigurisë së Ujit për të Gjithë, identifikon fushat ku rreziqet fizike të mungesës së ujit mbivendosen me nivele të dobëta. Të dhënat tregojnë se fëmijët në më shumë se 80 vende jetojnë në zona të tilla.

Afrika Lindore dhe Jugore kanë përqindjen më të lartë të fëmijëve që përballen me vështirësi në sigurimin e ujit të mjaftueshëm 58 %. Këto shtete pasohen nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, Azia Jugore dhe Lindja e Mesme.

Sipas ekspertëve fëmijët janë viktimat më të mëdha pasi kur puset thahen, janë ata që mungojnë në shkollë për të marrë ujë. Kur thatësira pakëson furnizimin me ushqim, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja dhe sëmuren nga sëmundjet.

Kërkesa për ujë vazhdon të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa burimet janë duke u zvogëluar. Sipas UNICEF, përveç rritjes së shpejtë të popullsisë, sasitë e disponueshme të ujit i zvogëlon edhe urbanizimi, keqpërdorimi i ujit dhe keqmenaxhimi, ndryshimi i klimës dhe ngjarjet ekstreme të motit.

Si përgjigje, UNICEF ka hartuar planin e Sigurisë së Ujit për të Gjithë për të siguruar që çdo fëmijë të ketë qasje në shërbime të qëndrueshme.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *