10 të vdekur nga një sulm me armë në një universitet në Pragë

10 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage

10 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage

16:26 21/12/2023

10 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ndodhi në një universitet në qendër të Pragës në Çeki.

Sulmi u krye nga një person i vetëm, siç raporton policia çeke. Autori është në mesin e personave të vrarë, pasi u eliminua nga policia.

Sulmi tragjik ndodhi në Universitetin Charles. Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala tha se pas ngjarjes tragjike ka anuluar të gjitha angazhimet e planifikuara.

10 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage 1

Policia çeke ka mbyllur të gjithë zonën në qendër të Pragës. Studentëve dhe stafit të universitet iu tha që të mbylleshin brenda nëpër salla dhe të bllokonin dyert deri në vendosjen e rendit nën kontroll.

Pamje amatore të shpërndara në internet tregonin studentë që dilnin të tmerruara nga universiteti, kurse të tjerë ishin fshehur në tarracën e godinës.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila shprehu ngushëllimet për viktimat.

/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts