10 të vdekur nga përmbytjet në Australi

17:40 01/03/2022

Helikopterët ushtarakë evakuojnë banorët nga zonat e përmbytura

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike që përfshinë Australinë Lindore.  Autoritet vendosën në dispozicion helikopterët ushtarakë për të transportuar njerëzit e bllokuar nga çatitë e lagjeve të përmbytura pas disa ditëve me shira të rrëmbyeshëm, ndërsa moti i egër zhvendoset ngadalë në jug drejt Sidneit.

Viktima e fundit e konfirmuar ishte një grua rreth të 80-tave, e cila u gjet pa jetë brenda një prone të mbuluar nga uji.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet e përshkroi motin ekstrem si një “ngjarje një në një mijë vjet” dhe tha se ekuipazhet e urgjencës kryen më shumë se 1,000 shpëtime në shtet pasi morën 6,000 thirrje për ndihmë deri më tani.

Qindra njerëz janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre në qytetin verior të Uellsit të Ri Jugor të Lismore.

Moti i keq me reshje të vazhdueshme shiu që filloi në fund të javës së kaluar, përmbyti disa qytete dhe ura në Queensland dhe Uellsin e Ri Jugor dhe po lëviz në jug, teksa sinoptikanët parashikojnë që ai të sjellë përmbytje edhe në Sidnei.

Ky është viti i dytë radhazi që bregu lindor i Australisë goditet fenomeni klimatik La Nina, i cili zakonisht shoqërohet me reshje të dendura shiu.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.