10 të vrarë nga një sulm me thikë në Kanada

08:32 05/09/2022

15 persona të tjerë janë plagosur, në kërkim dy autore rreth moshës 30 vjeç

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në provincën qendrore Saskaçevan të Kanadasë, në një komunitet indigjen.

Sipas policisë viktimat u gjetën në 13 skena të ndryshme krimi, ndërsa kjo është një nga vrasjet masive më vdekjeprurëse në historinë moderne kanadeze.

Policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuar për ngjarjen, një 31-vjeçar dhe 30-vjeçar, duke shpërndarë fotografi dhe përshkrime të tyre, por ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth motivit të ngjarjes.

Dy autorët janë të armatosur ka bërë me dije policia. Në zonën e krimit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa banorëve u është thënë të mos dalin

Kryeministri Justin Trudeau u shpreh i tronditur për ngjarjen, të cilën e përshkroi si të tmerrshme. Ai kërkoi vënien para drejtësisë së autorëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts