10 të vrarë nga raketat në Donjeck

23:59 03/05/2022

Macron flet me Putinin, Papa i gatshëm të shkojë në Rusi

Të paktën 10 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në një fabrikë në Donjeck. Raketat ruse goditën në mbrëmje edhe  qytetin e Lvivit, teksa një person mbeti i plagosur. Shtëllunga të shumta tymi u ngritën në qytet teksa në disa zona është shkëputur energjia elektrike

Predhat ruse në Ukrainë nuk kursejnë as konviktet e shkollave. Kjo video tregon pasojat e një sulmi rus gjatë orëve të fundit në qytetin jugor të Odesës, ku një 14-vjeçar humbi jetën dhe një 17-vjeçar tjetër u plagos.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dënoi ashpër sulmin ndërsa banorët e konsiderojnë situatën absurde.

Sulme ruse pati edhe në Harkiv e qytete të tjera të Ukrainës lindore.

Bombardimet nuk po kursejnë as Mariupolin, siç dëgjohet në këtë intervistë me banorët e zonës.

Mes kësaj situate, Papa Françesku tha këtë të martë se nuk do të shkojë në Kiev, por në Moskë për të takuar Vladimir Putinin, në përpjekje për ta bindur të ndalë luftën dhe gjakderdhjet.

Pas rizgjedhjes së tij si president i Francës, Emanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike dyorëshe me presidentin rus Vladimir Putin, ku veç paralajmërimit për pasojat e luftës i ka kërkuar lejimin evakuimit të banorëve të bllokuar në uzinën Azovstal. Putin  nga ana e tij ka kërkuar që Perëndimi të ndalojë furnizimin me armë të Ukrainës.

Sakaq  kryeministri britanik Boris Johnson nëpërmjet një videokonference mbajti një fjalim në parlamentin e Ukrainës u shpreh se ata do ta fitojnë këtë luftë dhe se Putin me nisjen e agresionit “mbolli farën e katastrofës” për veten e tij.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.