10 viktima nga sulmi në Colorado

08:20 23/03/2021

Një person i armatosur qëllon me armë zjarri brenda supermarketit

Sulmi që ndodhi në Boulder filloi rreth orës 14:30 të së hënës kur një person i armatosur hapi zjarr brenda supermarketit.

Të shtënat u përcollën drejtpërdrejt nga dëshmitarët në rrjetet sociale dhe u transmetuan në YouTube.

20 minuta pas fillimit të të shtënave, policia paralajmëroi qytetarët të shmangnin zonën dhe u bëri thirrje të pranishmëve të mos i transmetonin pamjet në rrjetet sociale.

Duke folur në një konferencë për mediat pas ngjarjes, shefja e policisë së Boulder, Maris Herold konfirmoi arrestimin e sulmuesit.

Zonja Herold nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen, por shtoi se hetimi për këtë rast ishte “shumë kompleks” dhe do të duheshin “jo më pak se pesë ditë për të përfunduar”. Ndërkohë ende nuk ka informacion për shkaqet e sulmit.

Emrat e viktimave nuk u bënë menjëherë të ditur pasi fillimisht duhet të informohen të afërmit.

Presidenti Joe Biden u informua menjëherë në lidhje me ngjarjen.

Muajin e kaluar, Presidenti u zotua të propozonte një legjislacion më të rreptë për kontrollin e të kaluarës së atyre që blejnë armë zjarri.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *