10 vite pas masakrës së Utoya, “përbindëshi” Anders Breivik nuk pendohet

Dhjetë vitet e kaluara në burg e ndihmuan atë të rregullonte idenë e tij për të ardhmen mes shtrirjeve neo-naziste, studimeve universitare, projekteve të librave dhe thirrjeve kundër sistemit të burgjeve norvegjeze. Anders Behring Breivik i cili 10 vjet më parë, më 22 korrik 2011 masakroi në gjakftohtësi, me armë automatike 69 studentë në një kamp veror në ishullin Utoya dhe tetë persona të tjerë në Oslo, synon lirimin me kusht përmes një rishikimi ligjor për të cilin ai ka të drejtë pas dhjetë vitesh burg në bazë të ligjit në fuqi.
Breivik nuk është penduar kurrë për monstruozitetin që ka bërë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ekstremisti i djathtë, tani 42-vjeç u shpall i i shëndetshëm mendërisht në kohën e gjyqit, në 2012 dhe plotësisht përgjegjës për masakrat duke u dënuar me 21 vite burg, dënimi maksimal në Norvegji.

Nuk ka gjasa që ai të marrë lirimin me kusht, madje edhe në një sistem ultra të garantuar si ai i Oslos. “Ai nuk ka pasur asnjë problem mendor, nuk ka shprehur ndonjë pendim, ai është krenar për atë që ka bërë. Ai është edhe më i bindur për pozicionet e tij të ekstremit të djathtë”, tha prokurori Fredrik Sejersted gjatë një audience të vitit 2017 në të cilin Breivik u paraqit në mënyrë të qartë duke bërë përshëndetjen Romake dhe duke deklaruar se parimet e Mein Kampf të Adolf Hitlerit “janë arsyet e vetme që ata janë gjallë sot”.

Breivik kishte apeluar kundër shtetit norvegjez për shkak të kushteve të tij në burg që konsideroheshin “çnjerëzore dhe poshtëruese” në 2016 dhe në shkallën e parë ankesa u pranua pjesërisht, më pas u refuzua në apel vitin e ardhshëm. Ai kishte apeluar përsëri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila e refuzoi atë në qershor 2018, duke e gjykuar atë “qartazi të pabazuar dhe të papranueshme”.

I arrestuar në burgun e sigurisë së lartë të Skien, Breivik është në izolim, por jeton në tre qeli prej dhjetë metrash katrorë, secila me pamje nga fshati, ka një TV, DVD player, Playstation, Kompiuter, edhe pse pa akses në internet dhe një palestër. Ai ankohet për cilësinë e ushqimit, kafenë e ftohtë dhe pajisjet plastike jopraktike. Çrregullimi narcizist i personalitetit të tij, megjithatë, duket se nuk ka kufij, duke bërë që ai të ndryshojë emrin e tij në Fjotulf Hansen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *