“100 mijë trupa ruse janë në kufi me Ukrainën”! Pritet paralajmërimi i fundit i liderëve të BE-së ndaj Moskës, çfarë rrezikon Putini

Liderët evropianë pritet të paralajmërojnë Rusinë se veprimet armiqësore kundër Ukrainës mund të kenë një “çmim të lartë”, mes shqetësimeve për grumbullimin e forcave ruse në kufirin ukrainas.

Qëndrimi që pritet të dakordësohet gjatë një samiti të Këshillit Evropian në Bruksel, do të jetë paralajmërimi i fundit nga Perëndimi kundër agresionit rus. Kremlini mohon se planifikon të sulmojë. Ndërkohë, Rusia ka paraqitur kërkesat e saj për garanci sigurie ndaj Shteteve të Bashkuara.

Shërbimet e Inteligjencës perëndimore besojnë se deri në 100,000 trupa ruse janë grumbulluar pranë kufijve të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Moska mund të planifikojë një ofensivë ushtarake në fund të janarit, megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se nuk është ende e qartë nëse presidenti Putin ka marrë një vendim. Të mërkurën, shefja e Komisionit Evropian, e cila është ekzekutivja e BE-së, i kërkoi përsëri Rusisë të ulë përshkallëzimin e tensioneve.

Ursula von der Leyen tha se janë gati sanksione shtese, duke synuar se ato përfshijnë të gjitha fushat.

“Mesazhi është shumë i qartë: nëse Rusia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës, kostot do të jenë të rënda dhe pasojat serioze,” tha ajo.

Nuk është ende e qartë se çfarë mund të përfshijë paketa e sanksioneve të kërcënuara. Një nga objektivat e mundshëm është Nord Stream 2, tubacioni i ri i gazit nga Rusia në Gjermani që nuk është vënë ende në funksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.