100 mijë vdekje nga mbidoza në SHBA

01:00 18/11/2021

Rastet u rritën me 28.5 % nga një vit më parë

Mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën në SHBA nga mbidoza e drogës në një vit dhe kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat e publikuara nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga overdoza janë rritur me 28.5% krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët besojnë se rritja e fataliteteve vjen edhe si pasojë e furnizimit me substanca sintetike siç është fentanili, e cila është 50 herë më e fortë se heroina  apo  morfina.

Raporti përfshin të dhëna të grumbulluara për periudhën nga Prilli i vitit 2020 ne Prillin e vitit 2021, e cila përkon me kulmin e pandemisë së koronavirusit, çka tregon për një rritje të varësisë nga drogat gjatë kohës që qytetarët ishin në izolim.

Në periudhën e një viti më parë vdekjet nga mbidoza kanë qenë në shifrën e 78 mijë rasteve. Shtetet me numrin më të lartë të viktimave kanë qene Vermonti, Virxhinia Perëndimore dhe Kentaki.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.