100 milion doza shtesë të Johnson & Johnson për SHBA

11:07 11/03/2021

Blerja e vaksinave synon që të luftojë variantet e reja në shtetet që po përballen me kolaps në spitale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të porosisin edhe 100 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson në rast nevoje.

Presidenti amerikan Joe Biden e bëri njoftimin pas një takimi të Shtëpisë së Bardhë me CEO e J&J Alex Gorsky dhe CEO të Merck Ken Frazier një javë pasi të dy kompanitë arritën një marrëveshje për të prodhuar miliona doza të vaksinës Johnson & Johnson.

J&J ka furnizuar përafërsisht me 4 milion doza qeverinë amerikane që kur vaksina me një dozë të vetme u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shkurt. Presidenti ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara do të kenë furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar popullatën e SHBA deri në fund të Majit.

Shtetet e Bashkuara kanë paguar tashmë mbi 1 miliard dollarë për 100 milion doza vaksine J&J. Blerja e fundit e vaksinave të Shtëpisë së Bardhë synon përgatitjen për një sërë skenarësh afatgjatë, përfshirë nevojën për t’u dhënë njerëzve të shtëna të dyta “përforcuese” dhe për t’u mbrojtur nga variantet e reja Covid. 

Biden deklaroi gjithashtu se dozat shtesë do të dhurohen edhe për vendet e tjera që janë duke luftuar me Covid 19. Shtetet e Bashkuara i miratuan vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna në Dhjetor dhe këto kompani kanë vazhduar punën për të rritur prodhimin që nga ajo kohë.

Pfizer dhe Moderna janë zotuar ta furnizojnë vendin me 120 milion dhe 100 milion doza përkatësisht, deri në fund të Marsit. Ato kanë rënë dakord për 300 milion doza secila deri në fund të Korrikut.

Blerja e planifikuar do t’a çonte rendin e përgjithshëm të vaksinave të vendit në 800 milion doza të ndara midis tre prodhuesve.

Klan News










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *