100 milionë vaksinime në BE

23:40 14/04/2021

Vendet pritet të marrin 50 milionë vaksina Pfizer/BioNTech në fund të Qershorit

Bashkimi Europian ka arritur të realizojë 100 milionë vaksinime ndaj Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Është një moment historik për të cilin mund të krenohemi. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” është shprehur nëpërmjet Twitterit  von der Leyen.

Ndërkaq vendet e BE do të marrin 50 milionë vaksina Covid-19 të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech deri në fund të Qershorit.

Ursula von der Leyen tha se dërgesat e hershme, të cilat do të fillojnë këtë muaj, do të çojnë furnizimet totale në BE nga Pfizer në 250 milionë doza në tremujorin e dytë të këtij viti.

BE tashmë ka nënshkruar dy kontrata me Pfizer dhe BioNTech për një total prej 600 milionë doza që do të dorëzohen deri në fund të këtij viti. 

Ajo gjithashtu konfirmoi se komisioni ishte në bisedime për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza që do të dorëzohen në 2022 dhe 2023.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *