100 nëna dhe fëmijë të rrëmbyer lirohen në Nigeri

20:00 21/07/2021

Banditët dhe milicitë që veprojnë në këtë rajon kanë marrë me forcë mbi 1000 persona gjatë muajve të fundit

Autoritetet në Nigerinë veri-perëndimore kanë liruar 100 gra dhe fëmijë të cilat u rrëmbyen nga banditë. Grupi u rrëmbye në 8 Qershor në shtetin Zamfara. 

Katër persona u vranë gjithashtu gjatë incidentit. Qeveria e shtetit Zamfara tha se ata u lanë të lirë pa u paguar asnjë shpërblim, por nuk dha detaje të tjera. Grupit do t’u jepen tani kontrolle mjekësore dhe do të informohen para se të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një numër i madh rrëmbimesh ka ndodhur në rajon gjatë muajve të fundit. Që nga Dhjetori i vitit 2020, më shumë se 1.000 njerëz janë rrëmbyer. Shumica janë liruar më vonë, thuhet se janë paguar, por disa janë vrarë.

Autoritetet kanë fajësuar për këto incidente banditët e armatosur dhe milici të tjera që veprojnë në këtë rajon. Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka urdhëruar ushtrinë që të luftojë kriminelët në Zamfara dhe rajonet fqinje, Kaduna dhe Katsina.

Që nga rrëmbimi në vitin 2014 i 276 nxënëseve nga shkolla e mesme Chibok nga militantët islamikë të Boko Haram në shtetin Borno, më shumë grupe të armatosura kanë drejtuar rrëmbimet masive të studentëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *