“100 vite të kërkojnë në arkiva, kurrë nuk do të gjejnë prova ndaj meje”/ Berisha: Foltorja s’ka lidhje me shpalljen ‘non grata’









Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në takimin virtuale me emigrantët në Amerikë, se foltorja nuk ka lidhje me vendimin që Amerika e shpalli ‘non grata’.

berisha1

Më tej, Berisha ka deklaruar se nuk kanë për të gjetur asnjë provë ndaj tij për atë që akuzohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Foltorja nuk ka asnjë lidhje me shpalljen ‘non grata’, pasi unë kam paditur për shpifje Sekretarin e Shtetit në Gjykatën e Francës. E madje nuk kam kërkuar ndihmë për të zhbërë vendimin e tij. Shpallja e gjyqit është ajo që kam zgjedhur unë e jo foltore për dinjitetin tim. Shumë prej jush janë angazhuar me shkresa e ligje, mirënjohja ime është e pa kufijshme.

100 vite të kërkojnë në arkiva kurrë nuk do të gjejnë një dokument të vetëm që të faktojnë akuzën e turpshme që i kanë bërë Sali Berishës. Ju ftoj ta vijojmë këtë betejë së bashku për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Të vazhdojmë betejën tonë për ta bërë Shqipërinë të lirë. Për ta barë PD një forcë të vërtetë konservatore. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë të votojnë si qytetarë të lirë dhe të shembin narko-shtetin që po rrënon kombin shqiptar”, u shpreh ish-kryeministri.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *