100-vjetori i masakrës së Tuslës/ Gazetarja: Presidenti do vizitojë vendin ku ndodhi ngjarja, administrata e Biden në provë për drejtësinë racore

SHBA

SHBA përkujton 100-vjetorin e masakrës së Tuslës në Oklahoma.

Gazetarja Menada Zaimi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se pritet që të presidenti Biden të vizitojë vendin ku ndodhi masakra.

Ajo shtoi se administrata e Biden është në provë për drejtësinë racore, pasi ka premtuar se do të zbusë pabarazinë mes racës së bardhë dhe asaj afro-amerikane, por edhe qytetarëve të tjerë që jetojnë në SHBA.

“Masakra e Tuslës është momentet më të tmerrshme dhe e lënë disi në harresë, u shkatërruan familje të tëra dhe mes tyre edhe bizmesmenë, që u vranë nga një turmë e bardhë. Biden e ka shpallur ditën e hënë si ceremoni përkujtimore ndaj masakrës. Vizita e presidentit pritet ta sjellë në qendër të vëmendjes. Administrata e Biden në provë për drejtësi racore.

Biden nuk do fitonte dot pa përkrahjen e komunitetit afro-amerikan, presidenti është zotuar të mbrojë komunitetin afro-amerikan. Presidenti tha se puna për drejtësi racore do të vazhdojë, do bëhet reformë në polici, të ngushtohet hendeku pasuror mes të bardhëve dhe atyre me ngjyrë. Vlerësohet se pasuria e të bardhëve është shumë më e madhe sesa ajo e afro-amerikanëve. Biden ka premtuar se do të ofrojë më shumë punë për komunitetin afro-amerikan”, deklaroi gazetarja Menada Zaimi.

Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për një nga momentet më të errëta dhe përgjithësisht të harruara të historisë së Amerikës: masakrën e Tulsës dhe shkatërrimin e një komuniteti vital në 100 vjetorin e kësaj ngjarjeje.

Vizita e Presidentit Biden të martën, ku ai do të nderojë qindra afrikano-amerikanë të vrarë nga një turmë e bardhë një shekull më parë, ndodh në një kohë kur vendi po kalon një moment reflektimi mbi drejtësinë racore. Vizita do të nxjerrë në pah një kontrast të fortë me sjelljen e presidentit të mëparshëm, i cili ishte vjet në Tulsa.

Zoti Biden do të bëhet presidenti i parë që merr pjesë në ceremoni përkujtimore për ngjarjet që çuan në shkatërrimin e lagjes në qytetin Tulsa, të njohur si Wall Street-i i afrikano-amerikanëve. Më 31maj deri më 1 qershor 1921, banorët e bardhë dhe drejtues të qytetit të Tulsës plaçkitën, vandalizuan dhe dogjën lagjen Grinud.

Presidenti Biden do të zhvillojë takime me të mbijetuarit e masakrës. Rreth 300 afrikano-amerikanë u vranë, mijëra të tjerë u dërguan në kampe internimi të mbikqyrura nga Garda Kombëtare. Tulla të nxira nga zjarri dhe një pjesë e themelit të një kishe janë ndër gjurmët e pakta ende të dukshme sot nga kjo lagje dikur vitale afrikano-amerikane.

Administrata e zotit Biden do të vihet në provë nga përpjekjet që vazhdojnë për të arritur drejtësi racore. Vetë Presidenti Biden do ta kishte pasur të pamundur të fitonte zgjedhjet, nëse nuk do të kishte marrë mbështetjen e afrikano-amerikanëve, si gjatë kandidimit brenda partisë, ashtu edhe në garën me ish-Presidentin Trump.

Megjithë vëmendjen që po i kushtohet në këtë 100-vjetor, masakra e Tulsës është një temë relativisht e re në debatin publik dhe vizita e presidentit do ta sjellë edhe më në qendër të vëmendjes.

Joe Biden, i cili ka qenë nënpresident gjatë mandatit të të vetmit president afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe po ashtu ka zgjedhur të vetmen grua afrikano-amerikane si nënpresidente, nxori një proklamatë duke e shpallur të hënën “ditë përkujtimore” për masakrën.

Paraardhësi i zotit Biden, Presidenti Donald Trump vizitoi Tulsën vjet në rrethana shumë të ndryshme.

Pas periudhës së pezullimit të aktiviteteve për fushatë si rezultat i pandemisë, Presidenti Trump e rifilloi fushatën me një aktivitet në Tulsa. Vendimi i tij për të zhvilluar një tubim më 19 qershor, një ditë e shënuar për afrikano-amerikanët, kur ata kremtojnë fundin e skllavërisë në SHBA, u përcoll me kritika aq të forta saqë zoti Trump u detyrua ta shtynte aktivitetin. Një ditë më pas, tubimi u shoqërua me protesta si dhe u dallua për pjesëmarrje të ulët brenda dhe jashtë sallës.

Presidenti Trump arriti në Tulsa në një periudhë shumë të ngarkuar për vendin, disa ditë pasi kishte urdhëruar largimin me forcë të protestuesve nga Sheshi Lafayette para Shtëpisë së Bardhë. Protestuesit ishin mbledhur me thirrjet për drejtësi racore pak javë pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë. Zoti Trump gjatë gjithë presidencës së tij mbajti anën e forcave të rendit dhe u akuzua shpesh për përdorim të retorikës raciste, kur fliste me terma të zymta për zona urbane të Amerikës, që janë përgjithësisht me shumicë afrikano-amerikane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *