11-vjeçari diplomohet për Fizikë me rezultate të shkëlqyera, do nisë masterin

21:20 07/07/2021

Ai është personi i dytë më i ri në botë që diplomohet

Pas studimeve që zgjatën pak më shumë se një vit, një djalë 11-vjeçar belg është diplomuar në fizikë me rezultate të shkëlqyera.

Laurent Simons po planifikon të ndjekë disa kurse nga programi master dhe menjëherë pas përfundimit të verës ai do të fillojë atë.

Pavdekësia, ky është qëllimi im. Dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit me pjesë mekanike. Unë kam hartuar një rrugë për të arritur atje. Fizika kuantike-studimi i grimcave më të vogla-është pjesa e parë e enigmës”, u shpreh ai.

I vogli u shpreh se dëshironte të punonte me profesorët më të mirë në botë për të kryer studime shkencore. Simons do të zbulojë se si mendojnë ata për të zgjidhur problemet.

Laurent ka studiuar për herë të parë në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven, kur ishte vetëm nëntë vjeç, por ai u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me universitetin holandez para se të diplomohej.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *