11-vjeçarja vrapon e tmerruar për të shpëtuar jetën pasi pa peshkaqenin që po i afrohej

12:45 29/08/2021

Një nënë ka përjetuar disa momente të frikshme kur vuri re një peshkaqen që notonte pranë vajzës së saj, pak metra larg bregdetit.

Nicole Oister dhe vajza e saj 11-vjeçare Sara po notonin në ujërat e ftohta në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut të hënën, 23 Gusht. Ndërkohë që e ëma po filmonte Sarën, u vu re një peshkaqen që po notonte shumë pranë saj.

Nëna e ka publikuar videon në Instagram dhe shkruan: Peshkaqeni vjen nga ana e majtë drejt Sarës. Vajza shihet e zhytyr në ujë dhe disa sekonda më vonë shikon një peshkaqen që lëviz me shpejtësi në të djathtën e saj. Sapo Sara e pa ajo u nis me vrap drejt bregut.

“Unë nuk hyra më në ujë atë ditë sepse kisha shumë frikë se mund të përballesha sërish me peshkaqenin”, është shprehur 11-vjeçarja. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *