110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit

15:03 02/11/2021

Arrihet marrëveshja në samitin e klimës

Samiti i klimës në Glasgow shënon arritjen e parë të madhe, një marrëveshje për frenimin e shpyllëzimit të globit. Firmëtarët janë liderë të 110 shteteve, mes të cilëve edhe vende si Brazili, ku projektet e presidentit Bolsonaro për hapjen e tokave të reja të punueshme, duke prerë mijëra hektarë pyje në rajonet e mbrojtura të Amazonës që konsiderohen mushkëria e globit, kanë ngjallur debate dhe kritika të ashpra.

Mes vendeve firmëtare që mbulojnë 85% të pyjeve të botës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Indonezia e Republika Demokratike të Kongos.  Mes tyre, ndikim në shpyllëzim ka edhe nxjerrja e lëndëve kryesore për prodhimin e ushqimeve, si vaji i palmës, soja e kakao. 

Prerja e pyjeve ushqen ngrohjen globale, pasi pemët përthithin një pjesë të rëndësishme të dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë. Vendet angazhohen për grumbullimin e 19.2 miliardë dollarëve fonde publike e private për këtë çështje, që do të shkojnë për të mbuluar kostot edhe të vendeve në zhvillim.

Gjatë samitit ra në sy edhe përgjumja e presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të dy ditëve të gjata të punës. 79-vjeçari mori pjesë edhe në punimet e samitit të G-20-ës në fundjavë në Romë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *