12 të plagosur dhe 1 i vdekur në Tenesi

11:40 24/09/2021

Tenesi është tmerruar nga një ngjarje e ditës së djeshme, të ndodhur në një dyqan ushqimor. Një person ka vdekur, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, disa prej tyre kanë marrë edhe plagë të rënda.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një personi të armatosur me armë zjarri i cili u vetëvra në vend,  ndërkohë ende nuk dihet cili ishte motivi i tij. Policia nuk e ka identifikuar ende, edhe pse dyshimet janë se mund të ketë qenë një punonjës i mëparshëm. Një mjet tip veturë , e cila mendohet se i përket vrasësit ndodhet ende në parkingun e makinave përpara dyqanit.

Forcat e policisë kanë shprehur keqardhjen e tyre për ngjarjen, ndërsa tregojnë se kontrolluan çdo rresht e dhomë të dyqanit për të nxjerrë punonjësit e frikësuar, madje njëri prej tyre ishte fshehur në çatinë e ndërtesës.

“Gjetëm njerëz të fshehur në frigoriferë, zyra. Ata ishin përpjekur të bënin çfarë ishte e nevojshme – të vraponin, fshiheshin, luftonin”.

Kjo nuk është ngjarja e parë e këtij lloji në SHBA. Në Mars, Kolorado kaloi vrasjen e 10 njerëzve, përfshirë një polici, të shkaktuar nga një njeri i armatosur. Ndërkohë, Tenesi ka zbutur masat e blerjes së armëve pasi çdokush në moshën 21 vjeç e më tej mund të blejë një të tillë pa qenë nevoja të kryhet kontroll shtetëror./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *