12 të vdekur në një minierë në Kolumbi

11:32 25/08/2021

Shpërthen gazi metan në thellësinë 500 metra nëntokë

Të paktën 12 minatorë vdiqën nga shembja e një miniere në Kolumbi pasi boshti nëntokësor në të cilin ata punonin shpërtheu si rezultat i një grumbullimi të gazit metan. Shpërthimi ndodhi në minierën në Topaga, rreth 220 km në verilindje të kryeqytetit Bogota.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të tërhequr trupat, por shembja në boshtin e minierës po i ndërlikon përpjekjet e tyre. Ka raporte kontradiktore se sa punëtorë u përfshinë në këtë aksident tragjik.

Minatorët ishin duke punuar 500 metra në thellësinë e minierës kur ndodhi shpërthimi nga grumbullimi i gazit metan.

Aksidente të tilla serioze janë të shpeshta në minierat kolumbiane, të cilat kanë standarde të dobëta sigurie. Minierat ilegale në veçanti janë një problem në disa vende të Amerikës Latine.

Në vitin 2020, 171 njerëz u vranë në aksidentet e minierave në Kolumbi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *