120 000 armenë të Nagorno-Karabakut do të braktisin rajonin

120 000 armene te nagorno karabakut do te braktisin rajonin

[embedded content][embedded content]

15:45 24/09/2023

Ata i druhen spastrimit etnik, zyrtarët në Azerbajxhan kanë premtuar se do të respektojnë të drejtat e tyre

Premtimet e liderit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për tu dhënë të drejta armenëve që jetojnë në rajonin e Nagorno-Karabakut nuk kanë bindur 120,000 prej tyre.

Ata nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit dhe kanë frikë nga spastrimi etnik shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët në Azerbajxhani thonë se do të garantojnë të drejtat e tyre, por armenët i frikësohen shtypjes.

Edhe kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan paralajmëroi se armenët e Karabakut ka të ngjarë të largoheshin nga rajoni dhe se Armenia është  gati t’i pranojë ata.

Ditët e fundit, ka patur ndihma humanitare në Nagorno-Karabakh, por kjo nuk e ndryshon situatën. Dhe nëse nuk krijohen kushte jetese për armenët e Nagorno-Karabakut që ata të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe mekanizmat efektivë të mbrojtjes nga spastrimi etnik, atëherë me shumë gjasa armenët e Nagorno-Karabakh do të largohen nga atdheu i tyre si e vetmja mënyrë për të ruajtur jetën”.

Armenët e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por më parë jashtë kontrollit të Bakusë, u detyruan të shpallin një armëpushim më 20 Shtator pas një operacioni ushtarak 24-orësh nga ushtria shumë më e madhe e Azerbajxhanit.

Nagorno-Karabakhu dhe territoret përreth u kontrolluan nga armenët, në fund të luftës separatiste më 1994, por Azebajxhani arriti t’i rimarrë territoret dhe një pjesë të Nagorno-Karabakhut gjatë luftës së vitit 2020. Lufta përfundoi me një armëpushim dhe vendosjen e një kontigjenti paqeruajtësish rusë në Nagorno-Karabakh.

Klan News

120 000 armene te nagorno karabakut do te braktisin rajonin

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts