120 shtete u goditën nga sulmet kibernetike

120 shtete u goditen nga sulmet kibernetike

120 shtete u goditen nga sulmet kibernetike

12:05 07/10/2023

Ukraina kryeson listën e vendeve europiane, më pas renditet Britania

Sulmet kibernetike kanë prekur 120 vende gjatë vitit të fundit dhe janë karakterizuar nga spiunazhi i sponsorizuar nga qeveritë.

Në shënjestër kanë qenë vendet e NATO-s dhe Ukraina dhe me shumë se 40% e tyre ishin drejt organizatave qeveritare apo sektorit privat të përfshirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturave kritike dhe sensitive.

Në Evropë vendet që kanë patur më shumë sulme informatike janë Ukraina me 33%, Mbretëria e Bashkuar 11%, Franca e Polonia me nga 5%, Italia 4% dhe Gjermania 3%.

Sipas raportit të ‘Microsoft Digital Defense Report’, një analizë nga Korrik 2022-Qershor 2023, nëse në të kaluarën sulmet informatike ishin të përqendruara mbi përfitimet financiare nëpërmjet ransomware, tani motivimi kryesor është vjedhja e informacioneve, monitorimi sekret i komunikimeve apo manipulimi i asaj çka njerëzit lexojnë.

Ndër aktorët kryesorë të sulmeve renditen Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Ndërkohë që në raport vihet theksi edhe te IA, që sipas autorëve, mund të jetë një oportunitet për t’u mbrojtur, por aktualisht agresorët po e përdorin tashmë si armë për perfeksionimin e manipulimeve që kryejnë, sulmeve dhe vjedhjeve informatike.

Nga të dhënat e analizuara nga Microsoft del në pah se sulmet janë shumë më të sofistikuara e të shpejta, duke u përmirësuar ndjeshëm edhe tek fusha e pasëordeve e autentifikimi me shumë faktorë.

Klan News

120 shtete u goditen nga sulmet kibernetike

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts