1200 të vrarë në 3 ditë nga raketat e Hamasit dhe Izraelit

1200 te vrare ne 3 dite nga raketat e hamasit dhe izraelit

12:36 09/10/2023

Ushtria izraelite përgatitet për sulm tokësor

Vijon i ashpër në të tretën ditë radhazi shkëmbimi i raketave dhe bombave mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, teksa bilanci i luftimeve po rëndohet me ritme të frikshme. Orët e fundit, ky bilanc është rënduar në 1200 të vrarë e mbi 5 mijë të plagosur nga të dyja palët.

Shumica e viktimave përllogariten në radhët e Izraelit ku deri më tani përllogariten rreth 700 të vdekur e mbi 2500 të plagosur ndër të cilët shumë janë në gjendje të rëndë. Një tjetër tregues se ky bilanc do të vazhdojë të rritet është se autoritetet izraelite përllogarisin një numër të zhdukurish më të lartë se ai i viktimave, ndërsa mbi 100 persona mendohet të jenë marrë peng nga militantët e Hamasit që vijojnë të mbajnë nën kontroll disa zona të jugut të Izraelit.

Shefin e shtabit të ushtrisë izraelite Herci Halevi e krahason sulmin e Hamasit me Përl Harborin dhe me sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork që ndryshuan rrjedhën e historisë. Ushtria izraelite ka pozicionuar tanket pranë kufirit me Rripin e Gazës, ndërsa deri më tani janë mobilizuar 300 mijë rezervistë. Parashikohet që një sulm i madh tokësor izraelit në Gaza për shkatërrimin e Hamasit, të nisë maksimumi brenda 48 orëve. Pasi presidenti amerikan Xho Bajden premtoi mbështetje, aeroplanmbajtësja amerikane Xherald Ford është afruar pranë ujërave detare izraelite.

Ndërsa Hamas përllogarit deri më tani mbështetjen e ekstremistëve të Hezbollahut që vepron në Liban, e që po godet Izraelin nga veriu, duke marrë edhe kundërpërgjigjen nga ushtria izraelite ndaj bazave të tyre në Liban. Mbështetje të plotë ka edhe nga presidenti iranian Ibrahim Raisi, edhe pse Irani nuk ka plane për t’u përfshirë ushtarakisht në konflikt.

Tv Klan


1200 te vrare ne 3 dite nga raketat e hamasit dhe izraelit

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts