127 agjentë pro rusë të kapur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

127 agjente pro ruse te kapur ne ukraine qe nga fillimi i luftes
127 agjente pro ruse te kapur ne ukraine qe nga fillimi i luftes

16:46 19/03/2022

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

Situata në Kiev kuptohet të jetë nën kontroll, megjithëse bombardimet ruse kanë vazhduar brenda dhe rreth kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit.

Ukraina thotë se korridoret humanitare janë vendosur sot në rajonin e Kievit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts