13-vjeçari i shikon fotot me të brendshme femrash, babai e vret

22:16 22/06/2021

Adoleshenti 13-vjeçar në Denver Dylan Redwine u vra nga babai i tij pasi gjeti fotografitë e tij të veshur me të brendshme femrash dhe duke ngrënë jashtëqitje u tha një gjykatë.

Dylan u zhduk menjëherë pas ditës së Falënderimeve në 2012 dhe babai Mark u arrestua katër vjet më parë për vrasjen, me gjyqin e planifikuar më shumë se dhjetë herë. Më në fund, gjyqi filloi javën e kaluar.

Prokurori Fred Johnson tha se ato foto komprometuese të të atit në duart e një fëmije është e neveritshme dhe kjo gjë shkaktoi tërbim tek i pandehuri.

Johnson shtoi se prokuroria do të provojë që Dylan e dinte për ekzistencën e atyre fotove dhe se e kishin bërë të pakëndshme raportin babë e bir.

Avokati John Moran në mbrojtjen e babait tha se fotot i përkasin jetës së tij private dhe nuk kanë lidhje me vrasjen duke mohuar se Mark ka vrarë djalin e tij.

Avokatët e Mark argumentuan që adoleshenti Dylan u zhduk nga shtëpia dhe mund të jetë vrarë nga një ari ose një luan, duke treguar një shenjë në formë dhëmbi në kafkën e djalit.

Prokurorët besojnë se Mark vrau Dylan në dhomën e tij të ndenjes para se të hidhte trupin e tij në pyll dhe të gënjente hetuesit për muaj të tërë.

Gjykata e Kolorados zbuloi se Dylan nuk donte të kalonte ditën e Falënderimeve me babanë e tij, por u detyrua të shkonte për vizitë tek ai pas një urdhri që ishte vendosur nga gjykata pas divorcit të prindërve të tij. Në orën 10:00 të së Dielës më 18 Nëntor, Dylan nuk iu përgjigj më thirrjeve dhe teksteve nga miqtë dhe mamaja e tij.

Një orë më vonë, dritat në shtëpinë e Markut u fikën. Dëshmia në gjyq fillon të Martën. /tvklan.al















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *