13-vjeçarja, rekord në skateboard

23:34 28/06/2023

Femra e parë që rrotullohet 720 gradë

Australiania Arisa Tru është bërë femra e parë që arrin të kryejë një rrotullim 720 gradë me skatebord, një figurë akrobatike që përfshin dy rrotullime të plota në ajër, gjatë një gare.

13-vjeçarja e bëri këtë lëvizje përpara një publiku shumë entuziast në Utah, në Shtetet e Bashkuara.

Trajneri i saj tha se legjenda e skateboardit Toni Hok, i cili shpiku këtë figurë 35 vjet më parë, i dha adoleshentes australiane disa këshilla përpara garës. Vogëlushja arriti të zbatonte mjaft mirë porositë duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut.

Tv Klan

[embedded content][embedded content]

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts