130 mijë persona janë larguar nga Afganistani

23:10 24/06/2021

Rritja e sulmeve nga talebanët kanë detyruar njerëzit të emigrojnë drejt zonave të sigurta

Rritja e sulmeve ka detyruar 130 mijë persona që të largohen nga shtëpitë e tyre në Afganistan gjatë tre muajve të fundit. Sipas OKB numri më i madh i atyre që emigrojnë është në provincat e Afganistanit verior, ku lufta po intensifikohet. Sulmet e militantëve talebanë u rritën në këto provinca dhe për këtë arsye njerëzit u detyruan të largohen.

Sipas të dhënave, ata që braktisën shtëpitë e tyre u strehuan në zona të sigurta për shkak të konflikteve të brendshme. Shumica e emigrantëve të zhvendosur për shkak të konflikteve luftojnë për mbijetesë në kampet e çadrave në qytete të sigurta.

Ndërkohë, gati një e treta e afganëve përballen me nivele emergjente të pasigurisë ushqimore, pasi thatësira përkeqësohet dhe zhvendosjet e brendshme rriten.  Banka Botërore ka vlerësuar se si rezultat i konfliktit dhe valës së tretë të rëndë të COVID, thatësirës, strukturës së dobësuar shoqërore dhe faktorëve të tjerë, shkalla e varfërisë në Afganistan mund të rritet nga 50 ose 70%. 

Me tërheqjen e forcave të huaja në vend që nga fillimi i majit, zhvendosja jashtë vendit vazhdon. Ministria e Refugjatëve dhe Kthimit nuk jep një shifër të qartë për numrin e njerëzve që emigrojnë jashtë vendit çdo ditë, por ekspertët besojnë se dhjetëra njerëz ikin çdo ditë jashtë vendit, si legalisht ashtu edhe ilegalisht. Turqia, Pakistani dhe Irani janë ndër vendet më të preferuara nga afganët që shkojnë jashtë për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Në 2 muajt e fundit numri i qarqeve nën kontrollin e talebanëve në të gjithë vendin ka kaluar mbi 35. Sipas të dhënave të OKB-së, talebanët kontrollojnë 50 për qind të territorit të vendit, duke përjashtuar qendrat urbane.

Klan News















Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *