1,315 emigrantë të vdekur në Mesdhe që nga Janari

23:45 18/12/2021

Më shumë se 1,315 emigrantë  janë vrarë dhe zhdukur nga janari deri në fillim të nëntorit të këtij viti në Mesdheun qendror në përpjekje për të arritur në Evropë dhe 28,600 emigrantë janë kapur në det dhe janë kthyer nga Roja Bregdetare Libiane. Këto janë të dhënat e publikuara nga Save the Children (bazuar në të dhënat e IOM) në ditën ndërkombëtare për të drejtat e emigrantëve.

Raffaela Milano, drejtore e programeve Save the Children’s Itali-Evropë, tha se ne nuk mund të kthehemi nga ana tjetër përballë politikave çnjerëzore të një Evrope që injoron vuajtjet e burrave, grave, vajzave dhe fëmijëve në kufijtë e saj.

Save the Children kthen në qendër të vëmendjes ata “fëmijë të vdekur të pushtuar nga ujërat ndërsa përpiqen të kalojnë një lumë midis Kroacisë dhe Sllovenisë ose të urisë dhe të ftohtit në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë”.

Raffaela Milano tha se nuk duam qe jetët e fëmijëve dhe familjet e tyre të vijnë të përdoren si mjet pazari dhe ne nuk duam as një Evropë ku dhuna, abuzimi dhe vdekjet konsiderohen si dëm kolateral dhe ku mbrojtja e një kufiri mbizotëron mbi mbrojtjen qoftë edhe të një qenieje të vetme njerëzore. Ndërkohë që emigrantët  janë fajtorë  vetëm se kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe paqe.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.