“132 milionë lekë gjoba e dhjetëra të arrestuar”, Ministri i Brendshëm bën bilancin e fazës së parë të operacionit: Pas bregdetit IKMT e Policia do të…








Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të fazës së parë të ndërhyrjes nga IKMT dhe Policia lidhur me operacionin “Bregdeti Ynë”. 

cuci

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare, ndërsa janë vendosur po ashtu 132 milionë lekë gjoba dhe janë arrestuar dhjetëra pronarë.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht.

Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit.

Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shkruan ministri Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *