136 viktima nga përmbytjet në Indi, shirat shkaktojnë sërish probleme në Belgjikë

18:48 25/07/2021

Pas kinës stuhia me reshje të dendura shiu ka goditur edhe Indinë. Rajonet Goa dhe Maharashtra, janë më të prekurit dhe shumë persona besohet se janë zhdukur afër qendrës financiare, Mumbai. Deri më tani të paktën 136 persona kanë vdekur, ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa mijëra persona të tjerë janë evakuuar nga zonat më të prekura.

Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugë, ndërsa operacionet e shpëtimit përbëhen nga helikopterë, zhytës dhe ekipe të marinës. Ekspertë të motit thonë se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe në ditët e ardhshme.

Stuhitë kanë goditur Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu. Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më rëndë. Makinat janë tërhequr nga vërshimet ujit, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant.

Trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji. Që nga nisja e përmbytjeve rreth një javë më parë Belgjika ka regjistruar 36 viktima, ndërsa shumë shtëpi, makina e prona të tjera janë shkatërruar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *