14,000 rusë janë arrestuar në protestat kundër pushtimit të Ukrainës

20:48 08/03/2022

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, deklaroi në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së se rreth 14,000 qytetarë rusë janë arrestuar në protestat kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Burns tha se kundërshtimi ndaj presidentit Vladimir Putin nga qytetarët rusë “nuk është një gjë e vogël”, por vuri në dukje se propaganda e mediave shtetërore do të ndikojë tek qytetarët rusë.

“Ata shohin funeralet në Rusi të ushtarëve të rinj rusë që u vranë në Ukrainë që kthehen në shtëpi dhe kjo do të ketë një ndikim të madh me kalimin e kohës”, tha ai. 

Burns paralajmëroi se kontrolli i medias nga Putini do ta ndihmojë atë të shmangë disa trazira popullore.

“Në një mjedis në të cilin media shtetërore ruse dominon atë që shumë njerëz dëgjojnë për atë që po ndodh në Ukrainë, do të duhet kohë, mendoj unë, që njerëzit të kuptojnë  pasojat e zgjedhjeve që Putin bëri personalisht”, tha Burns./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.