15 persona ekzekutohen me armë zjarri në një lokal

10:00 11/07/2022

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut. Autoritetet policore atje thanë se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen. BBC shkruan se disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital. Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.

Trupat ishin mbi njëri-tjetrin me gjak të gjithë… Po kërkonim të dashurit tanë, na u desh të hidheshim mbi trupa duke kërkuar për ta”, rrëfeu një dëshmitar.

Kreu i policisë së provincës Gauteng, Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë “një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës”. Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur.

Ndërkohë një zyrtar i zonës tha se policia kishte shkuar me vonesë në vendngjarje. Sipas Thaban Moloi, sulmi ndodhi në orën 23:00 me orën lokale të shtunën, por policia mbërriti në orën 04:00 të së dielës. “U deshën pesë orë që ata të vinin” tha ai.

Por kjo nuk ishte e vetmja ngjarje e rëndë e ndodhur në vend. 4 persona të tjerë u vranë nga të shtënat në një tavernë në provincën juglindore të KwaZulu-Natal, tha policia të dielën.

Presidenti Cyril Ramaphosa shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave në këto dy ngjarje të rënda.

“Si komb, ne nuk mund të lejojmë kriminelët e dhunshëm të na terrorizojnë në këtë mënyrë, pavarësisht se ku mund të ndodhin incidente të tilla”, tha ai.

Të shtënat me armë zjarri nuk janë të rralla në Afrikën e Jugut. Shpesh ato janë lidhen me bandat ose alkoolin.

Megjithatë ky është një numër jashtëzakonisht i lartë i vdekjeve dhe vjen menjëherë pas vdekjes së 21 adoleshentëve që mendohet se humbën jetën si pasojë e gazit ose helmim, ngjarja e ndodhur po në një lokal./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.