15 persona humbin jetën në një aksident në Kanada

[embedded content][embedded content]

08:26 16/06/2023

15 persona humbën jetën në një aksident në Kanadanë qendrore pasi një kamion u përplas me një autobus të vogël që transportonte një grup kryesisht të moshuarish.

Përplasja ndodhi në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore pranë qytetit të Carberry në Manitoba jugperëndimore, 170 km në perëndim të Winnipeg. Pasagjerët e autobusit ishin nisur për në një kazino në Carberry.

Autoritetet bënë të ditur se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spital. Pamjet televizive transmetuan imazhe të asaj të autobusit, i cili mori flakë pas përplasjes.  Drejtuesit e të dy automjeteve kanë marrë vetëm plagë të lehta, ndërsa ende mbetet e paqartë se kush ishte përgjegjës për aksidentin.

Në një postim në Twitter, kryeministri Justin Trudeau tha se ai dërgoi ngushëllimet e tij më të thella për ata që humbën të dashurit. Në Saskatchewan në prill 2018, 16 njerëz humbën jetën pasi një kamion goditi një autobus që transportonte një ekip të rinjsh. Shoferi i kamionit u dënua me tetë vjet burg në vitin 2019.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts