15 të vdekur nga një sulm me armë në një universitet në Pragë

15 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage

15 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage

16:26 21/12/2023

15 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ndodhi në një universitet në qendër të Pragës në Çeki.

Sulmi u krye nga një person i vetëm, siç raporton policia çeke. Autori është në mesin e personave të vrarë, pasi u eliminua nga policia.

Sulmi tragjik ndodhi në Universitetin Charles. Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala tha se pas ngjarjes tragjike ka anuluar të gjitha angazhimet e planifikuara.

15 te vdekur nga nje sulm me arme ne nje universitet ne prage 1

Policia çeke ka mbyllur të gjithë zonën në qendër të Pragës. Studentëve dhe stafit të universitet iu tha që të mbylleshin brenda nëpër salla dhe të bllokonin dyert deri në vendosjen e rendit nën kontroll.

Pamje amatore të shpërndara në internet tregonin studentë që dilnin të tmerruara nga universiteti, kurse të tjerë ishin fshehur në tarracën e godinës.

Për ngjarjen reagoi edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila shprehu ngushëllimet për viktimat.


Masakra në Çeki, babai i sulmuesit të armatosur u gjet i vdekur

Autori i sulmit masiv me armë në një universitet të Prangës në Çeki është një djalë 24-vjeçar, banues në një fshat rreth 21 km larg kryeqytetit. Ai ishte student në të njëjtin universitet.

Nga të shtënat mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i sulmit.

Sipas policisë çeke, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, raporton BBC, ndërsa autori që kreu aktin besohet të jetë frymëzuar nga masakra të ngjashme në shtete të tjera.

Ndërkohë, babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme.

Ngjarja e sotme konsiderohet më e rënda në historinë e Çekisë, që prej shpalljes së pavarësisë 30 vite më parë.

Sulmi më i fundit me armë në Çeki kishte ndodhur në një spital në Dhjetor të vitit 2019, ku një burrë i armatosur vrau 6 persona dhe më pas veten.


/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts