15 të vrarë në një shkollë në Rusi

10:51 26/09/2022

Nga sulmi me armë u plagosën edhe 24 të tjerë

Një masakër me armë tronditi paraditen e kësaj të Hëne qytetin Izhevsk në Rusinë Qendrore. Një person i armatosur hapi zjarr në ambientet e brendshme të shkollës, duke vrarë 15  persona, 11 prej të cilëve fëmijë. 24 të tjerë mbetën të plagosur. Autori, Artiom Kazancev u vetëvra.

Ky filmim ka fiksuar momentet, kur në ambientet e brendshme të shkollës ndërhyn policia, ndërsa mësuesit dhe stafi i shkollës përpiqen të nxjerrin jashtë fëmijët e tmerruar nga të shtënat.

Hetuesit thanë se autori, një ish-nxënës i shkollës mbante veshje të zezë tipike për nazistët, me Zvastikën si simbol të tyre. Në shtëpinë e tij u gjetën disa karikatorë të mbushur me municion. Për presidentin Putin, ky është një akt i shëmtuar terrorist me motive raciste.

Sakaq, një tjetër video tregon momentet kur një person hap zjarr në një qendër rekrutimi për ushtarë në Siberi. I plagosur mbeti një prej punonjësve të rekrutimit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *