15 viktima dhe mijëra të evakuuar si pasojë e zjarreve në Algjeri

15 viktima dhe mijera te evakuuar si pasoje e zjarreve ne algjeri

15 viktima dhe mijera te evakuuar si pasoje e zjarreve ne algjeri

19:09 24/07/2023

Të paktën 15 viktima janë shkaktuar dhe mijëra janë evakuuar pas zjarreve që shpërthyen në të gjithë Algjerinë. Lajmin e konfirmoi Ministria e Brendshme e Algjerisë. Gjithashtu u plagosën 26 persona dhe 1,500 u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Fenaia, Bejaia, Zbarbar dhe Bouira.

Në Algjeri u regjistruan 97 vatra aktive zjarri në 16 provinca, të cilat prekën pyjet, të korrat dhe tokat bujqësore. Autoritetet bënë me dije se rreth 7 mijë e 5000 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarret më të gjera, në rajonin malor Kabylie në lindje të Algjerit, u përhapën në zonat e banuara në qytetet bregdetare të Bejaia dhe Jijel, të nxitura nga erërat e forta. Ditët e fundit, Algjeria Veriore po përjeton një valë të nxehti rekord, me temperatura që kanë arritur deri në 48 gradë Celsius. Zyra Meteorologjike e Algjerisë ka paralajmëruar se temperaturat mbi 48 gradë Celsius ka të ngjarë të vazhdojnë deri në fund të muajit në veri të vendit.

Ndërkohë, Evropa Jugore është përballur me një valë sfiduese të të nxehtit. Organizata Botërore Meteorologjike, ka paralajmëruar se vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në Gusht dhe se temperaturat ekstreme që përfshijnë globin janë normalja e re në një botë të ngrohur nga ndryshimet klimatike./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts