15 vjeç, por i pamëshirshëm!

12:00 09/11/2021

Një 15-vjeçar vrau me thikë mikun e tij duke e goditur më shumë se 70 herë. Marcel Grzeszcz e tërhoqi 12-vjeçarin Roberts Buncis në pyll një vit më parë dhe e sulmoi me thikë në qafë, gjoks dhe bark.

Tre vite përpara krimit horror, adoleshenti ishte përjashtuar nga shkolla fillore sepse mbante me vete një thikë në klasë, dhe e përdori atë për të kërcënuar një vajzë. Ai ishte një fëmijë problematik dhe u përjashtua nga shkolla edhe sepse shiste drogë.

Një nga mamatë e fëmijëve, u shpreh se: ‘’Ky nuk është incidenti i tij i parë me thikë.‘’’Kur ishte në fillore ai mori një thikë me vete, për të kërcënuar fëmijët e tjerë, specifikisht një nga vajzave të klasës dhe për këtë u përjashtua ’’

15 vjeçari e pranoi krimin e krimin e kryer kundrejt Roberts gjatë marrjes në pyetje, por e mohoi atë në gjykatë. I mituri u gjykua publikisht nga Gjykata e Lartë në Britani dhe u dënua për vrasjen e 12-vjeçarit me 16 vite dhe 36 ditë burg./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *