150 milionë të prekurit nga Covid-19 nëpër botë

20:40 29/04/2021

Situatë katastrofike në Indi

Pandemia e koronavirusit ngjiti një tjetër tavan prej 150 milion të prekurish. Edhe pse ka kaluar mbi 1 vit që kur COVID-19 u shfaq për të parën herë në Uhan të Kinës, virusi vijon të shfaqë forma edhe më agresive se më parë.

Grafiku tregon se infektimet ditore janë ende të larta në shkallë globale, çka tregon se fundi i pandemisë ende nuk po duket. 24-orëshi i fundit shënoi ndër shifrat maksimale të valës së radhës të infektimeve me mbi 887 mijë raste ditore.

Situatë katastrofike po përjeton këto ditë India ku rekordet e errëta nuk kanë fund. Këtë 24-orësh u shënuan mbi 379 mijë infektime ditore, shifra e re më e lartë në botë. Pacientët në gjendje të rëndë në spitale janë në mëshirë të fatit pasi kapacitetet janë ezauruar me kohë dhe kjo ka ndikuar po ashtu në shënimin e rekordeve të njëpasnjëshme ditore edhe të viktimave.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen sa më shpejt të jetë e mundur nga vendi. Megjithatë, qytetarët nuk duken shumë të shqetësuar dhe jo gjithmonë janë striktë në respektimin e masave anti-COVID, si në rastin e votimeve në rajonin e Bengalit perëndimor. Sakaq, në Europë gjendja duket e qëndrueshme.

Tv Klan

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *