1500 fluturime të anuluara për sot, shkak Covidi

08:38 26/12/2021

Më shumë se 1,500 fluturime në të gjithë globin u anuluan vetëm sot, duke sjellë dëshpërim dhe kaos për udhëtarët që planifikonin të fluturojnë gjatë periudhës festive.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mbi 6 mijë fluturime janë anuluar në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe një ditë më pas, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave të FlightAware.

Linjat ajrore kineze dhe amerikane janë më të goditurat nga këto anulime, ndërsa parashikohet që anulimi i fluturimeve të ndodhë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kompanitë e fluturimit fajësojnë mungesat e stafit për shkak të variantit të ri të përhapur me shpejtësi. Ata thonë se anulimet e fluturimeve janë rezultat i testimit pozitiv të ekuipazheve të linjave ajrore që u detyruan të izolohen.

Më shumë se 450 fluturime për në ose nga aeroportet amerikane janë anuluar vetëm të dielën, sipas FlightAware. Kompanitë amerikane më të goditura janë Delta, United dhe JetBlue. Omicron tani është lloji dominues në SHBA.

Megjithatë, linja ajrore më e prekur duket të jetë China Eastern me më shumë se 350 fluturime të anuluara të dielën.

Aeroporti në qytetin verior kinez të Xi’an ka raportuar rreth 100 anulime fluturimesh, numri më i lartë deri më tani.

Aeroporti Heathrow në Londër ka anuluar 56 fluturime në orët e fundit. Kriza e anulimit të fluturimeve u shfaq ditën e premte ku shumë udhëtarë nuk mundën dot të udhëtonin në destiancionet ku kishin preferuar për të festuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.