1500 viktima nga Covid në SHBA

19:24 04/09/2021

Australia ndryshon strategji për luftimin e pandemisë

Pavarësisht ecurisë së procesit të vaksinimit, Shtetet e Bashkuara Amerikës vijojnë të përballen me një situatë të vështirë pandemike. Edhe në 24 orët e fundit autoritetet atje konfirmuan mbi 1500 viktima, si dhe 182 mijë infektimesh.

Situata më e vështirë paraqitet në Teksas, i cili raportoi rreth 300 humbje jete dhe 22 raste të reja. Situata bëhet edhe më problematike, teksa më shumë se 100 mijë persona gjenden të shtruar në spitale, 22 mijë prej tyre në një gjendje kritike për jetën.

Në Europë, Britania e Madhe raportoi sërish një rritje të ndjeshme të infektimeve, teksa shënoi mbi 42 mijë raste të reja. Ndryshe paraqitet situata në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali ku shifrat e infektimeve dhe ato të fataliteteve prej disa ditësh paraqiten të qëndrueshme.

Rusia vijon të ketë një numër të lartë fatalitetesh, teksa është renditura e katërta në botë për numrin e viktimave. Rritje infektimesh ka pësuar edhe Australia, e cila megjithatë ka vendosur të ndryshojë strategji sa i takon luftës kundër pandemisë.

Autoritetet atje kanĂ« hequr dorĂ« nga izolimet masive si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« arritur Covid zero dhe kanĂ« vendosur t’i japin mĂ« shumĂ« liri qytetarĂ«ve dhe tĂ« vazhdojnĂ« me politikĂ«n e vaksinimit dhe gjurmimit.  NĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« mbarĂ« botĂ«n u shĂ«nuan afro 10 mijĂ« humbje jete dhe 660 mijĂ« raste tĂ« reja.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.