17 ditë zie për Mbretëreshën Elizabeth

11:59 09/09/2022

Princi Charles ka shpallur 17 ditë zie për vdekjen e nënës  së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Zia do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi dhe përfaqësuesit e detyrave zyrtare. Data e funeralit nuk është caktuar ende.

Princi tashmë ka nisur detyrat e tij si Mbret. Së shpejti ai do të kthehet në Londër dhe do prezantohet si monarku i ri.

Dita e sotme do të rrjedhë me demonstrata publike vajtimi, flamuj në shtizë e gjysmështizë, lule jashtë pallateve mbretërore dhe një përshëndetje armësh në Hyde Park.

Një shërbesë lutjeje do të mbahet në katedralen e Shën Paulit në orën 18:00.  Disa aktivitete nga Kew Gardens në Legoland janë mbyllur.

Në faqen e internetit të familjes mbretërore është hapur një libër publik ngushëllimesh./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts