
17:54 09/03/2022
Si pasojë e sulmit rus në një spital fëmijësh në Mariupol, guvernatori ukrainas, Pavlo Kyrylenko ka thënë se gratë shtatzëna ishin në mesin e plagosurve.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë për një shkatërrim masiv në këtë spital. Pavlo Kyrylenko tha se ky sulm është zhvilluar gjatë një armëpushimi të rënë dakord me Rusinë, i cili do të mbahej deri në orën 21:00 me orën lokale të Moskës.
Asnjë civil nuk ishte në gjendje të largohej nga Mariupol për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse./tvklan.al