
21:01 05/07/2021
Stuhia tropikale “Elsa” duket se është dobësuar paksa pasi goditi jugun e Kubës ditën e sotme. Më shumë se 180 mijë banorë u evakuuan nga vendi ndërkohë që afrohej stuhia. Pritet që “Elsa” të shkaktjë përmbytje në Gjirin e Meksikës.
Frika nga “Elsa” nuk mbaron me zbarkimin e stuhisë në Kubë. Pritet që erërat e forta dhe shirat e fuqishme t’i përjetojë edhe Florida.
Meteorologët presin fillimisht që shirat e fuqishme të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në të gjithë Kubën. Pasi të “lajë duart” me Kubën, “Elsa” do të nisë me Floridan.
Edhe pse stuhia është dobësuar, pasi shpejtësia e erës ka rënë në 60 kilometra në orë, pritet që të marrë fuqi sapo të hyjë në Gjirin e Meksikës. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 qytete./tvklan.al
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al