1800 ukrainas të sigurtë në Irlandë

1800 ukrainas te sigurte ne irlande
1800 ukrainas te sigurte ne irlande

12:57 07/03/2022

Shifrat e reja deklarojnë se 1800 qytetarë ukrainas kanë mbërritur në Irlandë që prej fillimit të pushtimit nga Rusia. Në këtë numër përfshihen edhe 486 persona që kanë shkelur në territorin irlandez ditën e sotme.

Prej 25 Shkurtit, nga aeroporti i Dublinit kanë hyrë 1789 ukrainas  dhe shumë prej tyre janë strehuar te miq e familjarë që jetojnë në Irlandë. Shifra reale mund të jetë më e lartë pasi Departamenti i Drejtësisë nuk ka të dhëna të ngjashme për rrugët e tjera hyrëse në vend.

Për të treguar solidaritet ndaj Ukrainës, Irlanda hoqi vizën, paraqitjen e certifikatës Covid-19 dhe formularët e udhëtarëve ndërsa qeveria pret ardhjen e deri 100 mijë ukrainasve në vendin e saj.

Nga një skemë për refugjatët ukrainas që kanë familjarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë përfituar 50  persona./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts