19 fëmijë të vrarë, Biden: I lodhur nga ajo që vazhdon të ndodhë. Është koha për të vepruar!

19 femije te vrare biden i lodhur nga ajo qe vazhdon te ndodhe eshte koha per te vepruar
19 femije te vrare biden i lodhur nga ajo qe vazhdon te ndodhe eshte koha per te vepruar

23:55 25/05/2022

Presidenti Joe Biden dhe Zv/Presidentja Kamala Harris dolën këtë mërkurë në një konferencë për mediat nga Shtëpinë e Bardhë. Dalja vjen pas ngjarjes tragjike të ndodhur të martën në Teksas, ku 19 fëmijë të një shkolle fillore dhe 2 mësuese u vranë nga një 18-vjeçar.  Presidenti amerikan tha se ditët në vijim do të vizitonte familjet e viktimave. Ndërsa Zv/presidentja Harris bëri thirrje që SHBA të miratojë ligje më të arsyeshme sa i takon armëve. Biden po ashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv për reformën në polici, që ishte planifikuar para masakrës së Uvaldes.

“Ligjet për armët në Teksas janë thjeshtë gabim”

“Që kur fola mbrëmë, numri i konfirmuar i vdekjeve është rritur tragjikisht”. Me këto fjalë e nisi presidenti amerikan fjalimin e tij. Ai tha se së bashku me bashkëshorten, Jill Biden do të udhëtojnë në Uvalde në ditët në vijim për të takuar familjet e prekura nga kjo masakër.

Biden bëri thirrje që të gjithë amerikanët duhet të qëndrojnë së bashku për të qenë pranë komunitetit të Uvalde. Presidenti amerikan theksoi se ideja që një adoleshent është në gjendje të blejë ligjërisht armë që janë “të projektuara dhe të tregtuara për të vrarë, është thjesht e gabuar”.

Është koha për veprim”

Populli i Uvalde ka nevojë për mbështetjen e çdo amerikani, tha Biden, duke deklaruar: “Si komb mendoj se ne të gjithë duhet të jemi aty për ta, gjithësecili prej nesh. Dhe në emër të Zotit, ne duhet të pyesim se kur do të bëjmë atë që duhet bërë, nëse jo të ndalojmë plotësisht, të ulim në mënyrë rrënjësore numrin e masakrave që po ndodhin në këtë vend. Për ta thënë më qartë: Nuk mundem ta duroj më dhe ndihem i lodhur nga ajo që po ndodh dhe ajo që vazhdon të ndodhë. Është koha për të vepruar”.

19 femije te vrare biden i lodhur nga ajo qe vazhdon te ndodhe eshte koha per te vepruar 1

Presidenti vlerëson ‘heronjtë’ e Uvalde. Nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Biden nënshkroi këtë të mërkurë një urdhër ekzekutiv që parashikon rregulla të reja të përdorimit të forcës për policinë. Ajo vjen në përvjetorin e dytë të vdekjes së George Floyd. Ai shfrytëzoi rastin për të komentuar masakrën e shkollës Uvalde dhe apeloi për kontrollin e armëve, një prioritet i vjetër i amerikanëve.

“Shumica dërrmuese e organeve e ligjzbatuese rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të bërë gjënë e duhur. Familjet e këtyre oficerëve presin telefonatën e tyre sa herë që ata veshin uniformën”.

“Vetëm dje në Uvalde, oficerë të guximshëm lokalë dhe agjentë të Patrullës Kufitare ndërhynë për të shpëtuar sa më shumë fëmijë që mundën.”

Sipas zyrtarëve, një agjent i Patrullës Kufitare që ndodhej pranë Robb Elementary hyri në shkollë dhe qëlloi personin e armatosur. Oficerët e tjerë thuhet se thyen xhamat për të ndihmuar fëmijët të iknin nga shkolla./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts