19 tornado godasin SHBA

[embedded content][embedded content]

16:48 11/12/2021

2 viktima, dhjetëra të plagosur e shkatërrime të mëdha

Moti i keq ka goditur disa zona ne SHBA, duke sjellë viktima, të lënduar e shkatërrime. Sinoptikanët thanë janë regjistruar 19 tornado dhe autoritetet lokale raportuan se të paktën dy persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Disa të moshuar u bllokuan në një azil në Arkansas. Ndërsa një tren doli nga shinat, si pasojë e erës së fortë.

Policia ka njoftuar se një operacion kërkim- shpëtimi po vijon për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të rrezikuar.

Illinoisi jugor po ashtu u godit nga tornadot. Autoritetet kanë raportuar se disa persona u lënduan në një magazinë.

Në Kentaki është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe autoritetet policore kanë paralajmëruar se mund të kete edhe viktima.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *